Aknet konsiderohen nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë si një problem i lëkurës, nga i cili vuajnë më shumë se 50 milionë amerikanë! Kryesisht prodhimi i tepërt i yndyrës, bllokimi i poreve, rritja e baktereve brenda folikulave të pushit të fytyrës janë shkaqet kryesore të akneve! Pas tyre, një rol të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës luan gjithashtu gjenetika, hormonet dhe faktorë të tjerë të brendshëm!

1. Jeni duke përdorur produkte që përmbajnë përbërës pore-clogging. Kërkoni për produkte kozmetike, në etiketën e të cilave do të lexoni “noncomedogenic”! Vetëm në këtë mënyrë nuk do të rrezikoheni nga aknet, pasi poret tuaja do të jenë të pastra dhe jo të bllokurara.
2. Mbipërdorimi i produkteve anti akne që përmbajnë acidi salicilik, peroksid benzoili ose trajtime me squfur mund të thajë lëkurën tuaj më shumë nga se duhet, duke nxitur mbirpodhimin e yndyrës. Këto produkte mund të bëjnë që pamja e akneve të duket edhe më keq, pasi përbërësit aktivë mund të djegin pak shtresën e sipërme të lëkurës tuaj nëse i përdorni shumë shpesh.
3. Mos e teproni me ushqimet pikante
Ushqimet pikante me domate dhe speca, të cilat përmbajnë likopenë acide mund të jenë ngacmuese për lëkurën e disa njerëzve duke ndryshuar pH e kësaj të fundit dhe duke shkaktuar puçrra.
4. Mos lejoni që gjatë dushit, shampoja e flokëve, balsami apo shampoja e trupit të bien në fytyrën tuaj. Sulfatet (agjentët e spastrimit), enzimat hidratuese etj mund të depërtojnë në poret tuaja, duke i bllokuar ato dhe duke shkaktuar puçrra.
5. Mos e eksfoljoni fytyrën kur puçrrat janë aktive, pasi në këtë mënyrë ju do të nxisni përhapjen e baktereve në të gjithë lëkurën. Ndonëse skrabi eleminon qelizat e vdekura të lëkurës dhe pastron poret, në fazën e parë të akneve mund të shkaktojë më shumë probleme sesa të zgjidhë.
6. Pini duhan. Çdo herë që tymosni një cigare, ulet sasia e oksigjenit që shkon në fytyrë. Kjo shkakton prishjen e kolagjenit dhe elastinës duke përshpejtuar shfaqjen e rrudhave.
7. MOS E PREKNI ME DORË FYTYRËN , MOS I SHTRYDHNI PUÇRRAT