Rreth 65.000 bujqve të cilët realizojnë të ardhura deri në një milionë denarë, në fillim të çdo viti do t’u kthehet tatimi personal të cilin e kanë paguar në 12 muajt e kaluar.

Siç kumtoi sot ministri resor, Lupço Nikollovski, këta bujq do të lirohen edhe prej shpenzimeve administrative, gjegjësisht prej obligimit për të paraqitur tatimin. Këtë në emrin e tyre do ta bëjnë blerësit.

“Me ndryshimet e Ligjit për tatimin personal të të ardhurave, lirimi i deritanishëm prej 300.000 denarësh të të ardhurave do të shndërrohet në kthim të plotë të tatimit për të ardhura deri në një milionë denarë që do të thotë, rreth shtatë milionë euro, në vend se të shkojnë në shtet si deri më tani, do të orientohen tek bujqit”, theksoi ministri në konferencë shtypi. /Fol/