Për shkak të sjelljeve të pahijshme, policia ka shoqëruar një djalosh shtatëvjeçar nga ambientet e shkollës – me pranga në duar.

 

Sipas nënës së vogëlushit nga Teksasi, biri i saj vuan nga çrregullimi i hiperaktivitetit dhe shpërqendrimi, që nganjëherë rezultojnë me sjellje impulsive dhe shpërthim të zemërimit, transmeton Telegrafi.

“E kam një fëmijë me nevoja të veçanta, dhe ai vërtetë ka nevojë për kujdes të veçantë”, ka deklaruar April Odis.

Këshilltarja në shkollën fillore “Gabe P. Allen” vazhdimisht i ndihmon birit të saj në situata të tilla, por më 9 maj kur ndodhi ky incident ajo nuk ishte në shkollë.

Atë e kishin larguar nga klasa pasi vazhdimisht e përplaste kokën për muri, por më pas është telefonuar policia që e kanë shoqëruar jashtë. Zyrtarët e  shkollës e kishin informuar nënën e tij për problemin, por kur ajo ishte shfaqur në shkollë i biri nuk kishte qenë atje.

“Kur shkova në shkollë i pyeta se kush është biri im, por ata më thanë: ‘Ai, nuk është këtu, pasi sillej pahijshëm… kështu që kjo është arsyeja pse nuk është këtu’”, ka shtuar April.

Policia e kishte dërguar vogëlushin në qendrën për probleme psikike në Desotou, ku një anëtar i familjes e kishte fotografuar me pranga në duar. Ky djalë kishte qëndruar në këtë qendër deri më 15 maj, kur mjekët konstatuan se ai nuk përbën më rrezik për shoqërinë.

Zyrtarët e shkollës nuk janë deklaruar lidhur më këtë incident si arsyetim se duan të ruajnë privatësinë, por pas publikimit të fotografisë së djaloshit të prangosur, rrjetet sociale kanë hapur debat të ashpër lidhur me këtë incident.

“Birim im dhe unë ndihemi të tradhtuar”, ka deklaruar nëna e tij.