Një këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara nuk kanë mundur ta verifikojnë lajmin se lideri i “Shtetit Islamik” (ISIS), Abu Bakr al-Baghdadi, është vrarë.

“Çfarë do lajmi i kësaj natyre ne e shikojmë me kujdes,” ka thënë Sebastian Gorka, zëvendës-asistent i presidentit Donald Trump, për Fox Neës.

“Do ta verifikojmë lajmin. Do t’i shqyrtojmë informacionet e inteligjencës dhe do të dalim me një deklaratë kur t’i kemi faktet e nevojshme,” ka thënë ai.

Kanali televiziv “Al Sumaria” ka raportuar një burim duke konfirmuar vdekjen e Abu Bakr al-Baghdadi brenda provincës irakiane të Nineveh.