Tre javë pas vërshimeve vdekjeprurëse që goditën disa zona të Shkupit, në vendet e vërshuara gjendja vazhdon të jetë e rëndë dhe shumë familje ende nuk munden të kthehen në shtëpitë e tyre të përmbytura. Më datë 19.08.2016 kryeministri Dimitriev, tha se familjet e dëmtuara nga vërshimet do të kompensohen me ndihmë fillestare prej 30 mijë denarësh (500 euro). 

Duke pasur parasysh pakënaqësinë e qytetarëve për këtë vendim të qeverisë, ekipi i Portalb, bëri një hulumtim i cili tregon se një familje me ndihmën fillestare prej 30 mijë denarësh nuk mund të blen as 3 dritare, e as një derë të jashtme, e më pak një dhomë gjumi, gjëra të cilat ju nevoiten qytetarëve këto ditë.

Pas një analize nga lista e mëposhtme e artikujve, gjërat të cilat qytetarët mund ti blejnë me këto para siç janë batanije, jastëk ose dyshek nuk mund të vihen në vend primar nëse nuk i kanë siguruar krevatët e gjumit. Parashtrohet pyetja se në cilat artikuj qytetarët do i shpenzojnë këto 500 euro?

Zekirija Jahiji, banor i lagjes Hasanbeg për Portalb tregon se me këtë shumë prej 500 euro nuk mund të blen asgjë pasi që në shtëpinë e tyre mungojnë dyer dhe dritare. Kryefamiljari thotë se nuk e ka idenë se çfarë do bën me këtë shumë kaq të vogël dhe se shtëpia e tyre është tërrësisht e zhveshur, ai thotë se sikur të kishin tani dritare dhe dyer në shtëpi me këto të holla familja do blinte një furrë elektrike dhe një frigorifer.

Në vazhdim ju sjellim një listë të artikujve të amvisërisë dhe çmimet e tyre reale:

shpenzimet Hasanbeg

“Vendimi tjetër i Qeverisë ka të bëjë me propozimin që tani e kemi dërguar në Kuvend për rishikimin e buxhetit. Ne kërkojmë që të miratohen rreth 2 miliardë denarë apo diku afër 34 milionë euro, para këto me të cilat planifikojmë të kompensojmë të gjitha dëmet për familjet e goditura në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës, ka deklaruar me datë 19.08.2016 kryeministri i Maqedonisë, Emil Dimitriev.