Shteti i zhytur në lloç. Prej sonte ka të ngjarë të thellohet sa që të mos duket më !

 Deputetët e kuvendit në vend që të pleqnonin faktet, ata vepruan taman si sejmen të liderëve të tyre. Vendi ashtu i zhytur në lloç, sonte u thellua me gjas që mos duket më. Prej nesër, partitë opozitare dhe të gjithë asociacionet joqeveritare që nuk e mbështesin këtë arbitraritet të partive në pushtet, të publikojnë masat dhe aktivitetet për çfaqjen e këtij kundërshtimi. Nëpunësat administrativ duhet të respektojnë ligjet gjatë ushtrimit të detyrave nëpër institucionet ndërsa të gjithë ata nënpunës administrativ të cilët nuk pajtohen me këtë kapje të shtetit, do të duhet publikisht të bojkotojnë pjesëmarrjen në këtë proces zgjedhor arbitrar në këshillat zgjedhore dhe komisionet tjera komunale, me listë zgjedhore të pa spastruar vetëm për kutet e pushtetarëve. Mosprania e përfaqësuesve opozitarë në trupat zgjedhore, çfaqja e refuzimit të pjesmarrjes edhe të gjithë atyre nëpunësve administrativ që mendojnë ndryshe por me arsye të palëkundur, për të mirën e vendit e mbi të gjitha për të mirën e demokracisë dhe barazisë, këto zgjedhje nuk do mund të mbahen me 24 prill, sepse prej sonte ata janë të denigruara, jolegjitime fundja edhe jolegale dhe kundërkushtetuese. Ky pushtet autoritar nuk është shumica përfaqësuese në këtë vendë, por është shumicë e falcifikuar një decenie kjo veç më është ashiqare. Këto janë nëpë kolltuqe, pse këtyre u nxitohet të shkojnë në zgjedhje me 24 prill, çfar është dramatike ajo të jetë edhe në fillim të qershorit apo shtatorit, kjo duhet të jetë çështje kompromisi përsëri sepse vet pushteti shkeli afatet deri më tani. E drejta , ligji , kushtetuta janë në anën e atyre që mendojnë se duhet spastruar listën nga votues fiktiv dhe nga votues të pustecit, ME LIGJ TË PRECIZUAR TË MEDIAVE e jo me kute të Latasve, sepse zgjedhjet e kriminalizuara sjellin pushtet të kriminalizuar.

qenan