ahmeti-gruevski1-610x400Në seancën në të cilën ishte paraparë të konstatohej dorëheqja e Nikolla Gruevski, si pikë e parë e rendit të ditës u vendos për votim shpërndarja e Parlamentit më 24  shkurt, 60 ditë para zgjedhjeve të 24 prillit.

Këtë pikë në  rendin e ditës e propozoi koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-së, Ilija Dimovski, ndërsa e mbështeti BDI-ja e Ali Ahmetit.

Kështu Parlamenti pa LSDM-së, e cila më parë e braktisi seancën, me 72 vota “pro” e miratoi shpërndarjen e Parlamentit, ndërsa më pas u miratua dorëheqja e Gruevskit