Në Maqedoni ekziston rregullim i stërmadh i mediumeve private radiodifuzive, shteti përzihet tepër në krijimin e programit të tyre, që pasqyrohet negativisht në lirinë redaktuese dhe cilësinë e programit, por edhe në gjendjen financiare të mediave, përcjell Fol.

Këto janë konkluzionvet nga vlerësimi i efekteve nga zbatimi i ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale mbi lirinë redaktuese mediale, të cilat u prezantuan sot nga Instituti për shkenca shoqërore dhe humanitare (ISHSHH) dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë.

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani theksoi se rekomandim unanim është se shteti në përgjithësi nuk duhet të përzihet në krijimin e skemës programore të mediave private. Për programin, shtoi ai, vendosin tregjet, shija e konsumatorëve, e jo politikanët.

Çështja për etikën profesionale të mediave duhet të zgjidhet me vetërregullim, vetë gazetarët dhe mediat dihet të gjejnë mekanizëm për rritje të përgjegjësisë së medias, e jo ajo të imponohet nga shteti me ligje.

Katerina Kollozova theksoi se Instituti për shkenca shoqërore dhe humanitare nga viti 2014 merret me temën e shtetit të robëruar dhe analizën e mekanizmave të saj, e në këtë kuptim është edhe analiza e këtij Ligji.

Selmani e aktualizoi çështjen për ndryshimet e Ligjit, duke kritikuar se Qeveria me nenin 61 dëshiron që të ketë monopol të së vërtetës.

“Nëse kalon ky nen, pushteti në të ardhmen do ta konfirmojë të vërtetën në media, atë që sipas shijes së saj do të jetë gënjeshtër, do ta gjobitet me pesë mijë euro për median dhe 1.500 euro për personin përgjegjës. Ky nen i ligjit do të ketë efekt tmerrues mbi lirinë e mediave dhe lirinë e të shprehurit, do ta përforcojë vetëcensurën ekzistuese dhe do ta ngulfatë kritikën në media”, theksoi Selmani.

Lidhur me reagimin pozitiv të ministrit Robert Popovski se është i gatshëm ta tërheq nenin 61, Selmani shprehu kujdes.

“Nëse kam mësuar diçka në shtatë vitet e kaluara është se duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me premtimet e politikanëve”, thotë Selmani.

Ai shtoi se SHGM përballet me vështirësi gjatë përpjekjes që ta sqarojë këtë situatë.

Konkluzioni nga hulumtimi është se Agjencia për Shërbime mediatike Audio dhe Audiovizuele është profesioniste dhe e paanshme, por problemi është se i është dhënë ligji i gabuar.

Problemi është pjesa politike e punës së Agjencisë, respektivisht drejtori në të pushtet absolut. /Fol/