Qenan Aliu 

 

Rrugëtimi deri në pavarësinë dhe njohjet ndërkombëtare të shetit të Kosovës ishte sfida më e dhimbshme në historinë më të re të kombit shqiptar. Andaj, më 17 Shkurt është përvjetori i tetë i manifestimit të këtijë rrugëtimi.

 

Në çdo shoqëri opozita është korektuesi i qeverisjes, 
Opozita si aorta politike shumë e rëndësishme e një shteti, ajo kurrë nuk duhet ta bëjë gabimin e ngushtimit të sajë për të penguar lëvizjen e gëzimit dhe festimit të qytetarëve në përvjetorin e lindjes dhe të njohjes së shtetit të përbashkët me ata që qeverisin.

 

Atyre mund të ju përshkruhen shum gabime,shum të mira si dhe shumë të meta,por eventualisht dhuna ndaj tyre në ditën e përvjetorit,më pak do ti dëmtonte ato, ndërsa më shumë do të dëmtonte procesin e shtetndërtimit, do të mundësonte kthimin e protektoratit dhe përfundimisht dhuna e skajshme do të cënonte në palcë pavarësinë e Kosovës.

 

Edhe dhuna është forma e synimit për të sjellë ndryshimet, kurrë më një vend është etabluar pusheti autoritarë apo regjim diktatorial,por kjo do të ishte e justifikueshme brenda kornizave të vijave të kuqe.

 

Sot në Kosovë për dy kërkesat të opozitës ,sipas tyre jetike ,kemi fjalën e fundit të Gjykatës Kushtetuese,dhe se proceset duhet zhvilluar për këto dy çështje ekskluzivisht në frymën dhe në pajtim me ligjet dhe kushetutën e Kosovës. Pas kësaj dhuna është e pajustifikueshme.

 

Fundja pse duhet lënduar në ditën kur duhet festuar, pse duhet sharë kurë duhet pajtuar,pse duhet të dhunohemi në vend që të qeshemi, të këndojmë, të respektojmë njëri tjetrin, pa fundja edhe të ngushëllojmë njëri tjetrin për këtë rrugëtim mjaft të trishtë.

 

Opozita përfundimisht duhet të heq dorë nga dhuna, në të kundërtën dhunën do ta shëndrojnë në precedent për cilindo që pas tyre të jetë në opozitë.

 

Nëse opozita mund të ofrojë argumente se pusheti aktual në Kosovë po cënon pavarësinë , ndërsa kjo pavetëdije vetëm me inspirimin e senzibilizimit të masave për çfaqje të dhunës së skajshme do të bëjë cënimin e sajë, atëherë përgjegjësia do të jetë e përbashkët.

 

Të shpresojmë se më 17 Shkurt dhuna në asnjë moment nuk do të jetë pjesë e këtijë evenimenti.

 

Fundja populli  i kosovës ka nivel të lartë të qytetarisë dhe e dinë saktësishtë se kurrë, sa dhe si duhet të luftojë, protestojë apo të festojë.