Legjenda e boksit, Muhammad Ali ka vdekur në moshën 74 vjeçare, ka konfirmuar një përfaqësues i familjes së tij.

Tri herë kampioni i peshave të rënda vuante nga sëmundja e Parkinsonit që prej vitit 1984 – tre vjet pas pensionimit nga sporti.

Pak ditë para se të vdiste, Ali u shtrua në spital pasi kishte probleme me frymëmarrjen.

Raportohet se problemet me frymëmarrjen u shkaktuan nga çrregullimet e tij neurologjike, të cilat ia pa mundësuan atij që të fliste.

 
SHPËRNDAJE

 
Facebook
 
Twitter