Viti 2017 ka qenë një vit i ngjeshur me punë dhe i karakterizuar nga ngjarje të ndryshme në estradën shqiptare.

Shumë prej këngëtarëve u martuan, disa u ndanë, e disa të tjerë u bënë prindër për herë të parë.

Një pjesë e madhe e tyre vazhdojnë të jenë ende beqarë, ndërsa vitin që lam pas e konsiderojnë si një vit mjaft të suksesshëm.

Për Telegrafin disa prej yjeve të famshëm nuk hezituan që të perononcohen, duke treguar në pika të shkurtra se si ishte për ta viti 2017:

Adrian Gaxha

Viti 2017 ka qenë një vit i mirë dhe me shumë leksione, shpresoj që në vitin 2018 do të jetë edhe më i mirë.

Ermal Fejzullahu

Ka qenë një vit me shumë angazhime. Kam sjell gjithsej tri projekte. Bashkëpunimin me Norën, më pas me grupin KAOS, dhe baladën që solla në dhjetor. Sigurisht dhe koncertet nuk kanë munguar.

Gold AG

Ky vit ka qenë një vit i mbushur me suksese njëra pas tjetrës, dhe ndihem mirë që kam pasur vullnetin për të sjell projekte të suksesshme gjatë gjithë vitit.

Kida

Për mua viti 2017 ka qenë me të vërtet një vit shumë i suksesshëm, me shumë punë të madhe dhe të mirë, shpresoj që viti 2018 ka me qenë edhe më i mirë.

Nora Istrefi

Një tjetër vit i sukseseve, me shumë punë, shumë angazhime e shumë koncerte, mund të them një vit i përmbushur me sukses.

Lyrical Son

Një vit shumë i ngarkuar, shumë aktiv, i vetmi faktor që më ka munguar mund të them se është koha për shkak se më ka rënë vazhdimisht të punoj, përndryshe do ta cilësoja si shumë produktiv.

Capital T

Kam punuar shumë, vazhdoj të punoj ende pa u ndalur dhe kjo punë fatmirësisht po më shpërblehet. Shpërblim më të mirë se sa përkrahja e njerëzve dhe komplimentet e tyre për punën time dhe muzikën time, nuk ka. Është e vetmja gjë që më bënë të vazhdoj të punoj secilën herë më shumë.

Cozman

Viti 2017, ka qenë një tjetër vit i suksesshëm me shumë punë dhe projekte të reja.

Blero

Viti 2017 ka qenë një vit shumë interesant, me shumë punë, shumë projekte, siç e dini edhe ju. Ka qenë një vit i mbarë dhe shumë i mirë për mua.

Getinjo

Viti ka qenë shumë i mirë, kemi punuar dhe jemi kënaq. Kemi festuar dhe kemi qenë të suksesshëm. Shpresoj që çdo vit edhe më i mirë.

Robert Berisha

Duke marrë parasysh që unë dola me projektin tim të parë në maj të vitit 2017, mund të them se edhe 2017-a ka qenë një vit shumë i mirë, dhe jam i kënaqur.

Zanfina Ismaili

Viti 2017 ka qenë vit i adaptimit në situata dhe sfida të reja të jetës, si dhe një kthesë e rëndësishme për mua që të bëj ndryshime.

Genc Prelvukaj

Viti 2017 ka qenë vit i mbarë me shumë punë dhe angazhime. Materialet e prodhuara kanë ecur mirë, janë pritur mirë dhe kjo ishte synimi kryesor profesional i këtij viti.

DJ Blunt dhe Real 1

DJ Blunt – Viti 2017 si gjithmonë ka qenë i suksesshëm me shumë koncerte, shumë projekte të reja që kemi lansuar gjatë atij viti. Ka pas këngë të stileve të ndryshme, kombinime të ndryshme, përafërsisht brenda çdo dy muaji, kemi pas klipe të reja për publikun.

Real 1 – Viti 2017 ka qenë një vit plot performancë, suksese në shumë aspekte si gjithmonë. Jemi siguru që me pas projekte për publikun tonë në afat shumë të shkurtër. Për afro çdo dy muaj kemi pasur projekte të reja. Me përkufizu më së miri, ka qenë veç punë, punë dhe vetëm punë.

Genta Ismajli

Vitin 2017 do ta cilësoja si vit të sukseseve, ku nuk munguan projektet, por edhe mbrëmjet muzikore. Ishte një tjetër vit i përmbyllur me sukses.

Morena Taraku

Vitin 2017 do ta cilësoja si një tjetër vit të suksesshëm, ku të mirat nuk munguan. Shpresojmë që edhe viti 2018 të vazhdojë kështu.

BimBimma

Viti 2017 ka qenë i suksesshëm, njëherësh ka qenë vit i shumë përgatitjeve për 2018-n.

Gjiko

Një tjetër vit i suksesshëm me shumë punë, duke u munduar të jemi të palodhur për publikun, gjithnjë me shpresën se viti i ardhshëm do të na gjejë edhe më mirë se ç’jemi.

Fjolla Morina

Viti 2017 ka qenë shumë i mirë për mua, e kam përcjell me dy këngë dhe bashkëpunime, të cilat kanë rezultuar mjaft të suksesshme.

Aurela Gaçe

Viti 2017 ka qenë siç e keni parë. E përmbushur. Me dashuri, me punë. Me angazhime, por i kurorëzuar me sukses.

Miriam Cani

Viti që lam pas, ka pasur shumë ulje dhe ngritje emocionale, por Ameli është siç e themi edhe në këngën tonë: “shërimi i çdo plage në jetë”. Gjithçka që dëshirojmë për vitin që vjen dhe çdo vit tjetër është mbi të gjitha shëndeti… të tjerat janë relative dhe vijnë edhe ikin. Shëndeti dhe lumturia familjare janë ato që të mundësojnë gjithçka tjetër që t’i bën në jetë: si private, ashtu edhe profesionale.