Kompania shtetërore ELEM, ka vendosur që të ndaj 15 milionë euro nga buxheti i saj që në komunën Aerodrom të Shkupit të ndërtojë “Parkun e Parajsës”. Ndërkohë në komunat shqiptare 15 milionë euro nuk janë investuar gjatë 20 viteve të fundit në Maqedoni.

Për këtë skandal ende nuk është prononcuar zv/drejtori i ELM-it i cili gjithnjë shitet si “patriot” i madh në tubimet e BDI-së e kur duhet të veprojë ai gjithnjë hesht.

Në rrjetet ociale kanë shpërthyer sharjet kundër tij dhe e pyesin se si ndjehet tani zv/drejtori i ELM-it Fatmir Limani ku 15 milionë euro do të investohen për maqedonasit e në Uskanën e tij ende ka shtëpi që nuk kanë rrymë për shkak të faturave të shtrenjta që u a vjedh ELM bashkë me EVN.