rsz_qenan Shkruan: Qenan Aliu

Vmro-Dpmne nga një parti politike , gjaët kësaj dekade u shëndrua në “SEKT” politik kriminal. Kjo sekt kriminale tani mbijeton me anë të frikës që ka etabluar në anëtarësinë e saj dhe me shantazhime. Aplikimin që bëri me listat për deputet deri tek KSHZ-ja (me dy parti satelite ) ka për synim të taktizojë për të forcuar pozicionet në negocime me ndërkombëtarët. Ata janë të vetëdijshëm se asnjë potez politik e procedural nuk do të mund ti shpëtojë nga përgjegjësia politike dhe ligjore. Janë shumë momente që nuk parasheh Kodi zgjedhorë, sepse nuk mund të parashihen me norma ligjore veprime të pa logjikshme dhe të çoroditura. Por përsëri ashtu siç kemi shkruajtur më parë, vërtetimi i listave bëhet me shumicë të votave në KSHZ, pa përfaqësuesit e partive shqiptare dhe të opozitës në komision nuk do të jetë ajo shumicë, andaj edhe vërtetimi i listave nuk mund të kalojë. Kështu nuk mund të ketë zgjedhje sepse kush kundër kujt garon, ku është demokracia këtu, madje ku janë shqiptarët në këtë garë. Kjo është një avanturë e fundit e Nikolla Gruevskit. Mund të ketë të ngjarë që listat ti tërheqë pak para momentit të shqyrtimit për vërtetim në KSHZ. Do të ndjekim se si do të prononcohen me votim apo eventualisht nuk do të marin pjesë në seancë Bedredin Ibrahimi dhe Subhi Jakupi. Nëse Vmro-Dpmne nuk i tërheq listat, administratorët shqiptarë nëpër organet zgjedhore nuk duhet të marin pjesë në proces,përndryshe do të llogariteshim maqineri e ekzalltimeve politike të një bande kriminale të Vmro-së. Kjo nuk duhet të na ndodhë. Me refuzim të tillë ne do ti themi kësaj kaste politike se ky shtet është edhe i yni,pastaj ky rregjim le të na largoj nga puna se pse nuk zbatuam ligjin për administartorë për tja mbajtur procesin zgjedhorë në vendlindjet tona vetëm për tia plotësuar erekcionin politik të Nikollës dhe Sasho Mijallkovit. Vmro-Dpmne po realizon një parodi e cila mund ti shëndrohet në tragjedi politike.