Nëse nuk doni të përdorni bojra mbi flokët tuaj por ama do dëshironit një ngjyrë më të çelëtë se floku juaj ju sjellim udhëzuesin e shkurtër për çeljen e flokëve me ndihmën e kanellës:

1. Përgatitja e përzierjes
Në enën me madhësi mesatare vendosni 250 mililitra të shampoos tuaj të preferuar (nëse keni flokë shumë të gjata, mund të vini edhe më shumë), tri lugë kanellë të bluar paraprakisht dhe 100 mililitra mjaltë natyral të bletëve. Përzini mirë përbërësit me lugë plastike. Mos përdorni atë metalike, pasi që disa metale mund të reagojnë negativisht me përbërësit e përzierjes. Mbuloni enën dhe lëreni 30 minuta në temperaturën e dhomës.

2. Shamponizimi dhe përgatitja e flokëve
Lani flokët me shampon dhe zbutësin klasik, me metodën tuaj të zakonshme. Shtrydhni mirë ujin dhe mbështillni dy minuta në një peshqir të nxehtë. Pas kësaj, me gishta ose me furçë të gjerë krihni flokët për të mundësuar aplikim të njëtrajtshëm të përzierjes me kanellë. Flokët ndani në pjesë me trashësi 5 centimetra dhe kapni çdo pjesë për të mos u ngatërruat me pjesën në të cilën aplikoni përzierjen.

3. Aplikimi i përzierjes në flokë
Lëshoni pjesën e parë të flokëve që dëshironi t’i çelni. Përdorni gishtat ose furçë të trashë për ta aplikuar përzierjen njëlloj në flokë. Kur të keni mbaruar, lidheni pjesën e lyer të flokëve dhe forcojeni përsëri mbrapa në kokë. lironi pjesën tjetër të flokëve dhe përsëriteni tërë procesin. Përsëritni derisa tërë flokët të mos lyhen me përzierje dhe lidhen në gërsheta. Shmangeni ekspozimin e lëkurës ndaj përzierjes, meqenëse kanella mund të irritojë lëkurën më të ndjeshme.

4. Mundësoni veprimin e përzierjes Kur të përfundoni me aplikimin, vendosni dicka që ti bllokojë flokët tuaj ng ambienti, shtrydhni ajrin e tepërt dhe forcojeni mirë. Nëse keni tharëse profesionale të flokëve, uluni nën të për 30 minuta për t’ia mundësuar përzierjes ta bëjë të veten. Nëse nuk keni tharëse, mbështillni peshqir të nxehtë rreth kokës dhe lëreni ashtu rreth gjysmë ore. Pas kësaj hiqeni peshqirin ose fikeni tharësen dhe lëreni përzierjen edhe 3 deri 4 orë në temperaturën e dhomës. Sa më gjatë të mbani përzierjen në kokë, rezultatet do të jenë më të mira.

5. Shpëlarja e kokës
Pasi që kalon kohë e mjaftueshme, largojeni kësulën e najlonit nga koka. Ngadalë lëshoni gërshetat dhe shthurni flokët me duar. Shpërlani përzierjen nga koka duke përdorur ujë të nxehtë me presion të lartë. Nëse u përmbaheni të gjitha udhëzimeve, flokët tuaj duhet të jenë më të çelëta për dy nuanca. Nëse dëshironi të shtoni shndritje shtesë, përsëriteni tërë procedurën pas 48 orësh.