Kirurgu i njohur shqiptar nga Maqedonia, Artan Dika në facebook profilin e tij i bëri apel kryetarit e LR-PDSH, z.Ziadin Sela që të bashkohen LR PDSH-ja me PDSH-në, pasi që sipas tij opozita duhet bashkuar dhe jo përçarë.

“Nuk e kuptoj se pse nuk bashkohet LR PDSH-ja me PDSH-në. Duhet bashkim dhe jo përçarje. Të paktën PDSH-ja ka edhe njerëz, jo vetëm vula.”, shkroi mjeku Artan Dika.
Është mjaft e kuptueshme shqetësimi i z.  Dika, kur shtron dilemën e tij me sens ironie se: “Nuk e kuptoj se pse nuk bashkohet LR PDSH-ja me PDSH-në. Duhet bashkim dhe jo përçarje. Të paktën PDSH-ja ka edhe njerëz, jo vetëm vula.”
Në lidhje me shqetësimin e z Artan Dika, që më shumë duket si ide ironike, sesa një propozim ide për t’i besuar. Shqetësimin e tij kur e ngatërron me bindjet e tij të ngurta politike, ai duhet të drejtohet tek vetja të pyes: Përse nuk bashkohet RDK-ja e Vesel Memedit me RDK-në e Fadil Zendelit, për të cilën realisht dhe ky duhet të ndihet fajtor, që ia lejoi vetes të përçahet aq lehtë nga eksponentë të brendshëm të rrymave që drejton Bilall Kasami?! Me sa gjithkush e kupton se propozimi i tij është krejt naiv po aq dhe ironik, atëherë ironia e tij ku e çon fundja atë si anëtar të RDK-së që ka dalë nga Rufi Osmani ka bashkëpunuar deri dje me politikat e Vesel Memedit e tani shkrihet duke përfunduar te RDK-ja e Fadil Zendilit…kushe di ku do të përfundojë në fund

© fol.mk