Nënkryetari i Unitetit, Zulfi Adili  për agjencinë e lajmeve INA ka deklaruar se nuk do të merr pjesë në takimin e sotëm të thirrur nga lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami për bashkimin e partive të reja.

Lëvizja BESA pas braktisjes së negociatave për harmonizim të Platformës politike, ka shpejtuar të drejtojë një ftesë publike liderëve të dy partive tjera opozitare LR-PDSH dhe Uniteti, për takim të përbashkët, duke injoruar të gjitha iniciativat dhe propozimet e mundshme për afrim qëndrimesh nga intelektual të pavarur, ish komandant të vitit 2001 apo Shoqatën e ish të burgosurve dhe të persekutuarve politik në Maqedoni.