Studentët shpeshherë mund të bëjnë pyetje vetes se çfarë duhet të bëjnë që t’i mbajnë mend gjërat që i lexojnë?
Në rrjetin social Quora në të cilin shtrohen pyetje të ndryshme natyrisht që është parashtruar edhe kjo, transmeton Klan Kosova.
Shumë përdorues të këtij rrjeti kanë treguar eksperiencat e tyre personale se si kanë arritur t’i mbajnë në mend gjërat që i kanë lexuar.
Më poshtë mund t’i lexoni disa nga mënyrat që mund t’i praktikoni gjatë kohës sa lexoni, në mënyrë që t’i mbani mend gjërat pasi mbyllni librin.
- Mbani shënime
Kurrë mos lexoni, pa pasur një laps me vete. Nënvizoni gjërat që ju duken interesante dhe të rëndësishme.
- Pyetni veten rreth materialit
Nëse po lexoni një libër mos harroni që herë pas here t’ia bëni vetes pyetjen se për çfarë bëhet fjalë.
- Ndani informacionet me të tjerët
Psikologu, Peter Doolitle, ka thënë që në rast që dëshiron të mbani në mend gjërat që lexoni atëherë është e rëndësishme t’i përsëritni ato informacione me të tjerët.
- Lexoni me zë
Tek disa persona mund të jetë shumë efektive që të lexojnë me zë gjërat që janë në libër. Mirëpo mos e praktikoni këtë gjë përderisa jeni në biblotekë!