3.562 persona ose 3.6 për qind e popullatës në shtet janë analfabetë, por ata njëkohësisht janë edhe votues.

Zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, tha se këshilli zgjedhor kësaj pjese të shoqërisë, i jep udhëzime se si të votojë, por nëse ka nevojë, është e lejuar që ata t’i shoqërojë një person tjetër, transmeton televizioni 21.

 Që një votues të konsiderohet analfabet, sipas rregullave, nevojitet që ai vetëm të prononcohet si i tillë.

„Ndihmësi i votuesit, gjithashtu duhet të ketë dokumente me vete për identifikim, që të mund Këshilli Zgjedhor t’a identifikojë dhe t’i regjistrojë të dhënat e tij personale. Në kabinat e votimit, analfabetët shkojnë bashkë me personin që u ndihmon gjatë votimit, megjithatë është e rëndësishme të dihet se personi që u ndihmon atyre, nuk ka të drejtë ta rrethojë fletëvotimin e analfabetit, por vetëm t’ia lexojë të dhënat dhe pastaj analfabeti vet e rrethon njërën parti në fletëvotim”, tha zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçeska.

https://youtu.be/IccSwWczknY