Kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE pas një takimi me qytetarët, tha se ka shumë persona që nuk kanë votuar dhe shumë tjerë të pavendosur, të cilët pret se do ua ndryshojë mendjen deri më 5 maj me argumentet që do i prezanton. Siljanovska u shpreh optimiste se në rrethin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më 5 maj do të arrihet censusi, duke akuzuar partitë në pushtet se për qëllime individuale nuk e kanë vepruar në bazë të Komisionit të Venecias, i cili disa herë me radhë ka kërkuar që të hiqet cenzusi prej 40% në rrethin e dytë.

Unë sidoqoftë shpresoj se do ta arrijmë cenzusin prej 40%, në atë funksion me gjithë respektin për arsyet dhe dilemat që i kanë qytetarët kur na votojnë, ja u bëra thirrje të hapur të gjithëve që kanë dilemat, që sëbashku t’i zgjidhim ato. Kuptohet, supozoj se aq sa ka qytetarë që nuk kanë dalë për të votuar, aq ka edhe arsye. Tek disa arsyet janë të ngjashme dhe mendoj se ata meritojnë përgjigje për dilemat e tyre. Shpresoj se argumentet e mia do të bëjnë shumë prej tyre që të mendohen, sepse mendoj se ajo që ofroj dhe ajo që bëj është garanci se nuk do t’i harroj si qytetarë”-tha Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate për presidente.