Me kalimin e kohës po bëhet gjithnjë e më qartë angazhimi antikombëtar i Ali Ahmetit dhe rrethit të tij të ngushtë familjar dhe miqësor! Përtej pamundësisë së tij të pengon realizimin e planit strategjik për çlirimin dhe bashkimin e shqiptarëve në Balkan, ai ka penguar që plani global për rregullimin e ri botëror në këtë pjesë të Europës të realizohet sipas dinamikës së parashikuar. Kjo, sepse Ali Ahmeti dhe grupi i tij, janë vënë në shërbim të strukturave të njohura të KGB-së, të cilat, duke patur njohuri për ndryshimet globale që parashihen dhe vendosjen e pikave të reja strategjike, dhe veprojnë në pengimin e realizimit të planit të ri global.
Janë të dukshme veprimet e Ali Ahmetit gjatë periudhës 1982/99 dhe 1999/2016! Ndërsa në periudhën e parë 17 vjeçare në Perëndim (1982/99), veprimtaria e tij ka qenë e orientuar në ndjekjen, pengimin dhe eliminimin e aktivistëve shqiptar në diasporë, gjatë 17 viteve të kaluara (1999-2016) është angazhuar në shtypjen e shqiptarëve në territoret etnike me të gjitha format dhe mënyrat që i ka pasur në disponim, nga angazhimi politik, dobësimi ekonomik, pengimi në realizimin e të drejtave nacionale dhe kulturore të shqiptarëve deri të zbatimi i skenarëve të ndryshëm për dëbimin, dhunën, burgosjen, vrasjen dhe shkatërrimin e pronës së trashëguar të shqiptarëve.
Veprimtaria e Ali Ahmetit, në dy fazat e tij nga 17 vite, tashmë është e njohur për çdo shqiptar, sepse të gjitha janë bërë publike nga mediumet, elektronike dhe të shkruara, nga rrjetet sociale dhe të tjera! Dhe, ajo që duhet bërë publike për shqiptarët, është vetëm “emri” i vërtet që e ka ky grup antishqiptar i drejtuar nga Ali Ahmeti.
Pra, nëse fati i shqiptarëve është të jenë pjesë e planeve strategjike të rendit të ri botëror, të drejtuar nga struktura që vendosin për fatin e njerëzimit në Tokë, Ali Ahmeti me grupin e tij, miqësor dhe familjar, janë vënë në shërbim të strukturave të drejtuara nga KGB, në pengimin e realizimit të këtij rendi global. Realisht thënë, Ali Ahmeti përveç prolongimit disa vjeçar të atij plani strategjik që parasheh bashkimin e shqiptarëve në një Shtet të vetëm, kurrë nuk do mund ta pengon realizimin e plotë të tij, sepse realizimi i një plani të tillë tashmë është punë e kryer. /Gazeta Epoka Shqiptare