zaevPas bisedimeve 8 orëshe në rezidencën e BE-së, në Përzhino, mes liderëve të partive politike, komisionerit Johanes Hahn, dhe ambasadorëve Aivo Orav dhe Jess Bailey, nuk ka marrëveshje, transmeton fol.mk

Këtë e ka konfirmuar lideri i LSMD-së, Zoran Zaevi i cili është prononcuar para mediave pas takimit në Përzhino.

“Për ne nuk janë të pranueshme zgjedhjet, pa regullimin e çështjes së mediumeve dhe pa u bërë pastrimi i listës zgjedhore. Nëse mbahen zgjedhjet më 24 Prill, ne në ata zgjedhje nuk do të marrim pjesë. Do të vazhdojmë betejën për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, Do të vazhdojmë të luftojmë për Maqedoninë të lirë dhe demokratike”, tha Zaevi./fol.mk