Në pamundësi të garimit brenda elektoral shqiptar për në Çair dhe komuna tjera BDI është duke keqpërdorur me të madhe resurset shtetërore në funksion të kampanjës. Ashtu ata sot në një lajmërim kumtojnë se do sjellin “kryeministrin” në tubim elektoral të tyrin dhe që gafa dhe skandali të jetë edhe më i madh ata e sjellin atë në një vend që kohë më parë u përfol si parcelë e uzurpuar nga mafia urbane për ndërtime të paligjshme duke u uzurpuar pjesët e gjelbëruara të një parku dhe vendi ku banorë të shumtë të Fushë Topanes e përdorin për rekreim dhe aktivitete sportive. Vetëm pas protestave të banorëve të atyhit, protesta këto të përbashkëta qytetare nga shqiptarë maqedonas dhe të tjerë u ndalua uzurpimi i asaj pjese të vendit për rekreim të fëmijëve. A po tenton BDI që me ndihmë të Zaevit tani të legalizon atë që nuk u shkoi për dore me qeverinë e atëhershme të Gruevskit?!

Organizata si Duam Çair të Paster e shum OJQ tjera para disa viteve organizuan protesta per Uzurpimin e mafis urbane të BDI Çair të cilën ketë zgjedhje e ndihmon edhe LSDM me Zoran Zaev./Almakos