Policia sllovake ka arrestuar 72 shtetas të huaj, mes të cilëve tetë shtetas të Maqedonisë, për shkak të marrëveshjeve të rreme për punë, njoftuan media serbe, përcjell Fol.

Punëtorët nga Serbia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe Ukraina janë arrestuar dje, por ndërkohë janë lëshuar nga paraburgimi me ndalesë për hyrje në BE dhe afat prej shtatë ditëve ta braktisin Sllovakinë. Ata kanë qenë të akomoduar në Qendrën për të huaj në fshatin kufitar Medvedev në jugperëndim të Sllovakisë, i cili shërben për mbajtje të përkohshme të qytetarëve, të cilët ilegalisht qëndrojnë në vend.

Ambasadori i Sllovakisë në Maqedoni, Martin Bazak, deklaroi për AIM se tash për tash nuk ka informacione në lidhje me këtë rast dhe se momentalisht nuk mundet ta konfirmojë, as ta mohojë informacionin.

Të arrestuarit, sipas medias serbe, janë drejtuar për ndihmë deri te ambasadat e shteteve të tyre.

Zëdhënësja e MPB-së në Maqedoni, Elena Pesillska në një deklaratë për AIM ka theksuar se MPJ-ja gjithashtu nuk ka informacion për shtetasit e arrestuar të Maqedonisë në Sllovaki, mirëpo MPB ka kontaktuar kompetentën nga përfaqësitë diplomatike-konsullare në Vjenë, e cila është e obliguar për Sllovakinë dhe se pret informacione kthesë për rastin.

Shtetasja serbe Marija Zdravkoviq, e cila nga fillimi i shtatorit punon në Sllovaki, deklaroi për B92m se punonjësit e arrestuar janë mbajtur si kriminelë.

”Nënshkruan shumë letra, kanë pasur përkthyes, të cilët nuk tentuan t’iu ndihmojnë. Policia thotë se marrëveshja është e rreme, si dhe firma për të cilën punojnë dhe se dënimi është ndalesë për hyrje në BE dhe se duhet ta braktisin territorin e Sllovakisë në afat prej shtatë ditëve”, sqaron ajo, përcjell Fol.

Shefat e firmës, ku ka ndodhur ngjarja, thonë se gjithçka është në rregull dhe punëtorët i këshillojnë të vazhdojnë me punë, policia edhe më tej zbaton bastisje.

Sipas servisit televiziv dhe radio publik (RTVS), personat e arrestuar kanë punuar në mënyrë jolegale për agjencinè ‘Shin Heung Precision Slovakia’.

RTVS thekson se Ministria sllovake e Punës dhe Çështjeve Sociale veçmë kohë të gjatë po udhëheq luftë kundër agjencive ndërmjetësuese, të cilat i keqpërdorin punëtorët e huaj, i sjellin në Sllovaki me marrëveshje të pavlefshme, nuk u paguajnë mbrojtje sociale dhe shëndetësore dhe të cilët shpesh punojnë në kushte më të këqija, sesa sllovakët e punësuar në fabrikat e njëjta. /Fol/