Deputeti i Besës, njëherit edhe nënkryetar i kësaj partie, i njohur ndër militantët “besatar” si njeriu me “vyrtite dhe morale të larta” është goditur fortë nga gazetarja Anita Latifi,  për shkak të një komenti që kjo e fundit ka bërë në murin e Zekës ,të cilin Zeka e ka fshirë sepse siç duket nuk e ka pëlqyer.

Përndryshe, Zeka është përfolur shumë ditëve të fundit pas skandalit që bëri në parlament me këndimin e himnit dhe pendimin për një veprim të tillë, pasi që u pa qartë se i gjithë ai skenar ishte i kordinuar me Vmro dhe për llogari të tyre.

Zeka i cili vazhdimisht thiret në gjuhën e urtësisë dhe tolerancës assesi tua mësoj këtë të vetve, thotë Anita në reagimin e saj.

Në vazhdim ja edhe reagimi i plotë i gazetares Anita Latifi:

I nderuari deputet Zeqirija Ibrahimi sapo me fshiu nje koment. Jo qe komenti im nuk mbante, po pasuan terbimet e atyre qe mbajne llogon e kesaj partie dhe sjellja e te cileve nuk dallon fare nga sjellja e atyre ne protesten e 9 majit (qe nje here ishte mbareshqiptare e pastaj ishte e BESES) e qe lan shije te hidhur per kete proteste.

Zeka qe vazhdimisht thirret ne gjuhen e urtesise e tolerances assesi t’ua mesoj kete te veteve. As partite tjera nuk dallojne ama ato as nuk bejne thirrje “kujdes gjuhen”.

Uroj nje dite te degjoni thirrjet e Zekes dhe uroj Zeka te veproj konform thirrjeve te veta!

PS uroj nen postimin e tij të qendrojne vetem komentet qe lartesojne ne qiell BESEN dhe opinioni te mahnitet nga e verteta.