Kryetari i ri i parlamentit të Maqedonisë z.Talat Xhaferi ka vizituar sot në Livadhi të Strugës kryetarin e LR-PDSH Ziadin Sela njëherit edhe deputeti i cili pësoi më së shumti lëndime nga sulmet terrosite të 27 Prillit.

Ziadin Sela pas qendrimit 10 ditor në klinikën e Shkupit dhe të Tetovës tani është lëshuar për kurim shtëpiak.
z. Xhafei u interesua për shëndetin e z. Sela si dhe gjithashtu biseduan për situatën politike në vend , çështjen e sigurisë dhe hapat që duhet të ndërmarin gjatë ditëve në vijim për formimin e qeverisë dhe zgjidhjen përfundimtare të krizës në vend. Fol.mk

©FOL