Skandal : Ministri shqiptar, gjuha shqipe nuk figuron askund në testimin ekstern !

Skandalet dhe ofendimet me gjuhën shqipe nuk kanë të ndalur edhe për kundër faktit se me ministrinë e Arsimit udhëheq kuadër shqiptar , më parë ishte Abdylaqim Ademi tani është Pishtar Lutfiu prapë se prap gjuha shqipe nuk gjenë përdorim dhe kjo dëshmon se BDI tërë kohën ka gënjyer opinionin se ka zyrtarizuar gjuhën shqipe sepse faktet e flasin të kundërtën .

Skandali i radhës vjenë nga faqja zyrtare e ministrisë së arsimit ku në qendrën për provime shtetërore , në paralajmërimin për testimin ekstern që do të mbahet në shkollat fillore dhe të mesme mungon gjuha shqipe dhe nuk ka opcion për ta zgjedhur atë dhe nxënësit shqiptarë do të duhet të klikojnë dhe të lexojnë vetëm në gjuhën maqedone .

Ashtu siç shihet edhe në fotografi  edhe në Zajazin e Ali Ahmetit i cili tërë kohën bënte fushat me zyrtarizimin e gjuhës shqipe , pra edhe aty po të klikosh mund të lexosh vetëm në gjuhën maqedone dhe në alfabetin qirilik ndërsa gjuha shqipe dhe 36 shkronjat e bukura të alfabetit shqip tani më 15 vite pas marrveshjes së Ohrit mungojnë nëpër faqet zyrtare  të ministrive edhe aty ku ministrat janë shqiptar .

 

http://prasanjaeksterno.dic.edu.mk/TestSchedule/ViewTestSchedule.aspx

©FOL.mk