Revolucioni “Shumëngjyrësh” ka paralajmëruar se të hënën do të publikoj plan për dalje nga kriza. Ata nëpërmjet faqes së tyre zyrtare në facebook kanë bërë thirrje edhe për protesta masive për të hënën.

“Gjashtë qershori është datë e rëndësishme për ne, datë e vulosur me gjak në kujtimet tona. Dita kur ne të gjithë mësuar për brutalitetin dhe aftësinë e qeverisë që të fsheh për vrasjen e një të riu-Martin Neshkovski. Pesë vite më pas, kjo datë do të ketë kuptim edhe më të madh”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes “Protestoj”

Më tej në njoftim  thuhet se tani protestuesit do të tërheqin vijën e kuqe, do të propozojnë plan për dalje nga kriza i cili do të ketë afatet konkrete për realizim.

“Nga e hëna fillojmë të numërojmë! Kriza ka zgjatur shumë gjatë! Të hënën qytetarët do të tregojnë se si do ta tejkalojmë! Nuk do të na shohin më nga ora gjashtë, por do të na shohin për çdo ditë, gjithnjë e më të fortë. Nga gjashtë qershori asgjë më nuk do të jetë e njëjtë!”, thuhet më tej në njoftimin e Lëvizjes “Protestoj”./SHENJA