Një skandal ka ndodhur në qytetin e Dibrës pasi që në natën kur maturantët kishin mbrëmjen e tyre dhe në pamundësi nga moti me shi për të zhvilluar “sfilatën” në qytet, siç ka qenë traditë për gjeneratat e mëparshme ata u detyruan që sfilatën apo parakalimin e tyre ta zhvillojnë në një ambient të mbyllur respektivisht në sallën sportive të qytetit Dibër, por ky rast nuk ka ngelur pa u shfrytëzuar nga kryetari i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata, ku në praninë e mijra qytetarëve dibran mbajti një fjalim për të uruar maturantët dhe më pastaj ka folur edhe për arritjet e tij dhe partisë që ai i takon.

Ky event është vlerësuar në disa prindër si keqpërdorim klasik, pasi që shumë nga fëmijët e tyre muajt që vijnë mbushin 18 vjet dhe do të kenë të drejtën e votës. “Ky është skenar i projektuar politik dhe shikojmë se si disa kryetar të BDI-së kanë uruar e organizuar disa aktivitete që janë manipulative dhe kriminale”, theksuan prindër dibran, përmes një reagimi drejtuar në INA. Prindërit kërkojnë që në këtë rast të ndërhyjnë OJQ-të të denoncojnë këtë keqpërdorim, por edhe Inspektoratet e Arsimit, të cilët vështirë do ta bëjnë këtë për shkak të Ministrisë së Arsimit që kontrollohet nga BDI. (INA)