Gafurr Adilit, veprimtarit të dalluar të diasporës shqiptare në Zvicër, që me dekada kishte kontribuar edhe për shtetin shqiptar  i ishte refuzuar shtetësia shqiptare dhe vendimi është dhënë nga ish-presidenti Bujar Nishani.

Adili ka theksuar se është diskriminuese dhe veprim i turpshëm i Nishanit që nuk i ka dhënë shtetësinë, ndërsa nga ana tjetër ai ka firmosur për 19 kinezë.

Edhe veprimtarë të tjerë janë të dëshpëruar nga vendimi skandaloz i Nishanit, i cili nuk i ka dhënë shtetësinë Gafurr Adilit, veprimtarit të Lëvizjeve Kombëtare në Zvicër, i cili nga vitet e 80-ta ka kontribuar  dhe bashkëpunuar me shtetin amë.

Ndërsa ja kinezët që u pranuan si shtetas shqiptarë:

Deqiang Nianzu Huang, Yuanfeng Qingzhao Lu, Kangbo Renguang Tang, Changqing Renxiang Jiang, Jiarong Xichang Mai, Changfeng Jiarong Mai, Xiao Zhengliang Fu, Chunmei Chengyuan Yang, Bin Huajun Zhang, Yu Tinggui Xu, Tung Yin Tai Leung Lai, Ronghuo Yutian Lai etj.”, thuhet në dekretin e kreut të shtetit.