Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani në emisionin “Top Tema” në TV Telma edhe një herë dëshmoi se BDI ka humbur tërësisht kontaktin me realitetin. Ai në tentim për të mbrojtur partinë e tij të mbuluar nga skandalet e papara si dhe dështimet si në planë kombëtar ashtu edhe në plan shtetëror, tentoi ta paraqesë BDI-në parti që nuk ka asnjë lidhje me VMRO-në dhe me Qeverinë, ndërkohë që po vazhdon t’ia japë dhe t’ia mbajë beson Nikolla Gruevskit si dhe të vazhdojë të mjelë pushtetin për interesa partiake e personalem shkruan Fakte,

Ajo që ra në sy është sjellja e zëdhënësit të partisë së Ali Ahmetit kundrejt të gjitha partive tjera politike shqiptare me përjashtim të PDSH-së. Në pyetjen e gazetarit “cili do të jetë qëndrimi i BDI-së nëse partitë opozitare shqiptare qëndrojnë në vendimet e tyre për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 5 qërshorit”, Bujar Osmani në formë të prerë u përgjigj se “nuk ka parti tjera shqiptare, janë vetëm dy parti shqiptare (duke aluduar në BDI e PDSH) dhe tjerat janë disa iniciativa qytetare, por nuk janë parti politike”- theksoi Osmani/fakte