Komuna Saraj apo thënë më sakt kryetari i komunës Bekim Murati gjatë viti të fundit të mandatit të tij 2017 është përfshirë në afera skandaloz dhe të dyshimta. Nga burime brenda Komunës Saraj kanë thënë se jo rallë ka pasur përplasje edhe në Këshillin Komunal dhe me gjasë antarë të Këshillit Komunal nga radhët e BDI-së kanë refuzuar të votojnë buxhetin skandaloz të Bekim Muratit dhe i njejti e ka ndërprerë mbledhje. Në vazhdimin e mbjedhjes ditën tjetër Murati ka siguruar votat e PDSH-së për ta votuar buxhetin.
Gjithë këto manovra skandaloze janë bërë që kur ish-ministri Blerim Bexheti (njëherit dhe paraardhës i Muratit në postin e Kryetarit të Komunës) vitin e fundit ka një zyrë permanente në hapsirat e Komunës, dhe i njejti jo-zyrtarisht ushtron funksionin e këshilltarit dhe shefit të kabinetit të Kryetarit të Komunës, Bekim Muratit.
Në vijm do të cekim vetëm disa furnizime publike që ka bërë kryetari në largim Bekim Murat, që janë tejet skandaloze dhe të dyshimta:
1. Mirëmbajtje e parkut (oborit) të Komunës dhe orendi horitkulare, mbjellje e luleve dhe zhardinerëve, shpallje publike 05/2017 vlera financiare 3.000.000,00 (3 milion denarë ose 50.000 euro) për një hapsirë të jo më shum se 2000 metra me gjithë objektin e komunës.
2. Thurrja e oborit të Komunës, shpallja publike 07/2017 vlera financiare e të cilës është 2.500.000 denarë (dy milion e pesqind mijë denarë ose 40.000 euro)
3. Pastrimi i Bankinave dhe Drunjëve nga gjedhet, shpallja publike 04/2017 vlera financiare e të cilës është 1.500.000 denarë (një milion e pesqind mijë denarë ose 24.000 euro)
Gjithashtu vlen të përmenden edhe dhe të analizohet edhe disa praktika tejet skandaloze dhe të dyshimta të tjera që shprehin forma të abuzimeve me paratë publike nga kryetari në largim Bekim Murati, si p.sh:
4. Dhurata për vitin e ri, shpallja publike 43/2016 vlera financiare e të cilës është 300.000 denarë (treqind mijë denarë ose 5.000 euro)
5. Ndërtime dhe rekonstruime të hapsirave publike me bekatona, shpallja publike 03/2017 vlera financiare e të cilës është 12.000.000 denarë (dymbëdhjetë milion denarë ose afërsisht 200.000 euro)
6. Asfaltimi i rrugëve dhe regullimi i trotoarëve për nevojat e komunës Saraj, shpallja publike 08/2017 vlera financiare e të cilës është 12.000.000 denarë (dymbëdhjetë milion denarë ose afërsisht 200.000 euro)
Edhe pse nga banorët e Komunës Saraj kanë mohuar të jenë realizuar aktivitete të asfaltimit ose riparimit të rrugëve vitin e fundit (për veç bulevardit kryesor në Saraj që e realizon qyteti i Shkupit dhe rrugës rajonale Kondovë – Radushë që e realizon N.P. Rrugët e Maqedonisë me finansim të Ministrisë së Transoporti dhe Lidhjeve), apo praktika nga vitet e kaluara ka qenë që banorët të kyçen me vetë finansim për realizimin e projekteve, ose thënë më saktë premtimeve elektorale (gjë të cilën as në kampanja zgjedhore, as në buxhet, as në shpalljet publike asnjëherë nuk e kanë cekur që projektet realizohen me bashkë finansim të banorëve të vendbanimeve).
Vallë këto furnizime publike të Bekim Muratit që ashiqare janë tejet skandaloze dhe të dyshimta, pikërisht në vitin elektoral kur duhet të mbahen zgjedhjet lokale, kanë ndonjë prapavijë, ndoshta për të finansuar kampanjën zgjedhore, apo për të ja dhënë “hakun” vetvetes në fund të mandatit të “sukseshem”, neve na ngelet vetëm të supozojmë dhe të hulumtojmë në periudhën në vijim. Mirëpo organet kompetente kanë obligim të hetojnë këto praktika tejet skandaloze dhe të dyshimta që po ndodhin në komunën Saraj, të cilat janë jashtë çdo logjike të shëndoshë sepse të harxhosh 120.000 euro për Lule dhe Gjethe në një kohë kur banorët e Komunës Saraj kanë mungesë të kushteve elementare për jetesë, s mund të quhet tjetër për veç se abuzim dhe keqpërdorim me përmasa skandaloze.
©fol.mk