Asaj zakonisht i pëlqen pamja “ujë dhe sapun”, madje i ka edhe inat parukeritë.
 

Por me deklaratën e fundit Xhensila Myrtezjaj i ka çuditur të gjithë. Teksa ishte në live video mbrëmjen e kaluar bashkë me mikeshën e saj Drilonën, dikush e pyeti për operacionet plastike. “Nuk kam asgjë të bërë, por ndoshta në të ardhmen do bëj. Kurrë mos thuaj kurrë”, u shpreh këngëtarja.

Kjo vërtet ishte e papritur nga Xhensila që pëlqen dhe nuk e ka aspak problem të dalë kudo pa grim.

Ndërkohë këngëtarja ka bërë gati 3 këngë të cilave shumë shpejt do t’u realizojë edhe klipet.

xhenilogo2