Përdorimi i fesë në fushatën politike parazgjedhore tashmë është evident vecanërisht nga Lëvizja “Besa” e cila një pjesë të konsiderueshme të fushatës e ka realizuar përmes kësaj fryme, por a është ky veprim i drejtë dhe njerëzor, madje edhe fetar, ngelet të gjykohet nga vetë opinioni dhe njohësit më të mirë të këtyre cështjeve, shkruan Drini.mk

Ashtu sic mund të shihni më poshtë në spotimin promovues të kësaj Lëvizjeje politike mes tjerash thuhet “Nëse beson në Zot, eja në konventën e Rilindjes me Besë” thuhet mes tjerash në video apelin e shpërndarë në rrjetin social nga ky subjekt politik.

Ky spot reklamues, ka ngjallur reagime në opinion, një pjesë e së madhe e së cilit ka akuzuar subjektin në fjalë se përpiqet të partizojë fenë dhe Zotin për të fituar pushtetin. Feja dhe Zoti ju takojnë të gjithëve, edhe atyre që nuk merren me politikë edhe atyre që kanë bindje politike të ndryshme, prandaj ky veprim lë shumë për të dëshiruar./Drini.mk