Në një video të cilën na e kanë dërguar  qytetarë të ndërgjegjshëm të cilët për arsye tashmë të kuptueshme dëshirojnë të mbeten anonim mund të shihet qartë se sa në të vërtetë është e madhe mbështetja softuerike në sondazhet për kandidatin e BDI për komunën e Gostivarit z.Nevzat Bejta. Në fakt në mungesë të mbështetjes reale nga qytetarët e Gostivarit, ekipi i Bejtës përpiqet përmes mashtrimeve softuerike të ris përqindjet në sondazhet publike, por me sa duket edhe kjo nuk i del në ndihmë sepse në të gjithë sondazhet publike kandidati i Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari është bindshëm në epërsi.