Presidenti francez Emmanuel Macron ka shkaktuar pakënaqësi të opinionit për shkak të shprehjes vulgare gjatë vizitës së një shkolle në Francën qendrore.

“Disa njerëz në vend se të na q*** në tru të gjithëve, më mirë do të ishte që të shohin mundësinë të punësohen”, ka thënë Macron të mërkurën gjatë vizitës në një shkollë në Egleton.

Ai këtë e ka thënë duke menduar në punëtorët e një fabrike në afërsi të cilët kishin organizuar protestë në margjina të vizitës së tij, të brengosur se mund të humbin punën, transmeton Gazeta Metro.

Siç pretendon agjencia, gjuha vulgare nuk është diçka e jashtëzakonshme te presidenti i Francës, dhe shumë politikanë të së majtës dhe së djathtës kanë shprehur pakënaqësi për komentet e tij, duke pretenduar se nuk ka pasur respekt ndaj të punësuarve.

Shkalla e përkrahjes për Macron ka filluar të bie pasi qeveria e tij ka filluar ta zbatojë reformën e punës, ndërsa ai është gjithnjë e më shumë cak i kritikave dhe i cilësuar si “presidenti i të pasurve”, pretendon agjencia.