Mbrëmë karvani i themelimit të këshillave vendore apo nëndegëve në kuadër të Lëvizjes BESA zbarkoi në fshatin Rashçe të komunës së Sarajit. Fjalë rasti pati edhe anëtari i Kryesisë Qëndrore të Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi-Zejdi i cili shprehi se përkrahja gjithandej e Lëvizjes BESA dëshmon dhe argumenton pakënaqësinë ndaj subjektit politik shqiptar në pushtet.

‘’Me plot bindje them se, tubimet e Lëvizjes BESA gjithandej ku janë shqiptarët u ngjajnë kongreseve të partive tjera, dhe kjo gjë na bën më të fortë dhe më të sigurtë në rrugëtimin e Lëvizjes BESA. Dhe ky rrugëtim me këtë elan dhe përkushtim të denjë të gjithë anëtarëve të Lëvizjes BESA padyshim se do reflektojë besim dhe siguri te qytetarët’’ – shtoi Skender Rexhepi – Zejdi.

Më tej, Zejd Rexhepi komentoi edhe ngjarjet aktuale politike, me theks të veçantë mbi dështimet e subjektit politik shqiptar në pushtet, ku edhe krahas shumë dështimeve në gjitha sferat ende kanë vullnet për të festuar dhe kënduar.(Almakos)

zejdi-1