Alban Lafont është njëri nga portierët më të talentuar në Evropë.

Me vetëm 19 vite, Lafont po është rregullisht në formacionin bazë të skuadrës franceze Toulouse.

Në 31 ndeshje në të gjitha garat me klubin francez, Lafont ka qenë titullar duke mbajtur portën e tij të paprekur në 12 prej tyre.

Forma e tij e mirë ka bërë që pas tij të vihen skuadrat më të mëdha evropiane.

Arsenal dhe Liverpool janë dy skuadrat angleze që po e duan lojtarin gjatë afatit kalimtar të verës.

Klubi francez Toulouse e di mirë që nuk do të mund ta ndalë lojtarin dhe tanimë i ka caktuar një çmim për largim.

Toulouse po kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë xhevahirin e tyre.

Përveç skuadrave angleze atë po e duan edhe Napoli e Roma në Itali.

Ndërkohë së fundmi në garë për të është futur edhe gjiganti spanjoll Real Madrid.