Partia e Socialistëve Evropian i bëjnë thirrje presidentit Gjorge Ivanov t’ia jep mandatin për të mirën e vendit dhe të distancohet nga politika në krizën aktuale. Në demokracitë parlamentare kandidatit që ka shumicë parlamentare duhet t’i lejohet të formojë qeverinë e re, thuhet në kumtesën e kryetarit të Socialistëve Evropian, Sergej Stanishev.

 

“Presidenti Ivanov duhet të jetë besnik i shtetit dhe kushtetutës në të cilën është betuar. Ai nuk duhet ta mbajë peng vullnetin e qytetarëve vetëm që të realizohen interesat e partisë së tij. Bllokimi i funksionimit të institucioneve të Maqedonisë, nuk është vetëm gabim, por edhe rrezik. Kjo mund t’i ndez ndarjet ndëretnike dhe të sjell konflikt të hapur. I bëj thirrje Ivanovit të jetë i hapur dhe t’ia jep mandatin Zoran Zaevit”, thotë Stanishev.