Në Kuvendin e RM-së, sot në mesditë do të ndahet çmimi shtetëror ”11 Tetori” për vitin 2017, përcjell Fol.

Fitues për kët vit për vepër jetësore janë artisti muzikor Vllatko Stefanovski në sferën e kulturës dhe artit, si dhe historiani prof.dr. Amet Sherif-në sferën e arsimit.

”11 Tetori’ është mirënjohja më e lartë për vepër jetësore në sferën e shkencës, artit, afarizmit dhe veprimtaritë e tjera me interes publik të Maqedonisë.

Këshilli i përbërë nga kryetari dhe 12 anëtarë shpall konkurs dhe miraton vendim për ndarje të këtij çmimi, edhe atë për herë të parë u nda në vitin 1959. /Fol/