Shefi i shtabit komunal të Aleancës për Shqiptarët, Huzeir Mustafa në një intervistë për INA flet për zgjedhjet lokale, rrjedhën e fushatës, ofertën e ASH dhe synimet e tyre.

Cilat janë pritjet nga këto zgjedhje. A prisni rezultat pozitiv në këto zgjedhje kur dihet se shqiptarët konkurrojnë me katër lista për këshilltarë?

Mustafa: ASH jo vetëm në Kumanovë por gjithandej ka një rritje të madhe ku struktura të shumta nga parti të ndryshme janë rreshtuar në rradhët e ASH dhe këtë fakt e dëshmojnë edhe anketat e publikuara nga institute me renome siç është  psh IRI e ku ASH është partia e vetme në bllokun politik shqiptar që ka rritje të konsiderueshme dhe që rradhitet si partia e dytë në nivel shtetëror .
Për të dalë më konkretisht në pyetjen tuaj ne si subjekt politik shqiptar kemi garuar me ofertë serioze dhe me një listë me personalitete kryesisht të rinjë të pa njëllosur  por të dëshmuar në profesionet e tyre dhe se kjo ofertë po pritet dhe përqafohet me të madhe nga qytetarët e Kumanovës, andaj janë krijuar gjitha kushtet që ne të presim rezultat pozitiv dhe të dalim partia fituese në bllokun politik shqiptar në Kumanovë.

Kishte tentime dhe iniciativë për unifikim për një listë të përbashkët. Pse nuk ndodhi kjo, çka e pengoi?

Mustafa: Sai përket çështjes së unifikimit dhe bashkimit të partive  mendoj se edhe opinioni tani më është i informuar se ASH është subjekti i cili ka dhënë më së shumti në këtë drejtim , qofte në tentimin për unifikim të partive opozitare qoftë  në krijimin e bllokut politik shqiptar përmes tryezës së përbashkët apo duke ju përgjigjur çdo iniciative për bashkëpunim qoftë lokal apo  më gjërë dhe këtë e dëshmuam në Kërçovë, Bërvenicë , Gazibabë etj
Është e vërtetë kishte zëra për një  unifikim të tillë por nuk kishte ndonjë ofertë konkrete serioze por edhe atyre zërave ne përsëri ju kemi përgjigjur pozitivisht sepse jemi për unifikim të votës shqiptare në Kumanovë mirëpo marrveshjet duheshin të jenë të ngritura mbi parime e jo për ti siguruar edhe një mandat këshilltari  disa poltikanëve që kanë sjellë në këtë gjendje Kumanovën e që shpëtimin e tyre dëshironin ta kërkonin pikërisht duke u fshehur pas ndonjë bashkupinimi eventual .

Cila është oferta e juaj konkrete për votuesin shqiptar në Kumanovë?

Mustafa: ASh garon në këto zgjedhje me ofertë konkrete dhe me program konkret zgjedhor ku janë paraparë një numër i madh i projekteve nëpër lagjet apo vendbanimet shqiptare por theksi kryesor i ofertës tonë është  ndarja e buxhetit apo marrja e hisës në buxhetin komunal të Kumanovës në bazë të përqindjes së shqiptarëve në Kumanovë  e përkthyer apo shëndrruar në para do të ishin miljona euro investime në vendbanimet  me popullsi shqiptare ku do të përmirsohej dukshëm  gjendja e mjerueshme që mbizotron nëpër vendbanimet ku jetojnë kryesisht shqiptarë

Pse nxorrët edhe kandidat për kryetar komune, për të matur forcën e juaj apo ishte një taktizim politik?

Mustafa: Kandidatura e ASH për kryetar komune  erdhi pas një analize më të gjërë të situatës politike gjithandej në Maqedoni e konkretisht edhe në Kumanovë , fenomeni i të votuarit partitë maqedonase  sy mbyllur pa ndonje marrveshje konkrete që do të ishte në interes të përgjithshëm është vlersuar si një dukuri e cila po merr hov dhe se do të ketë pasoja të mëdha në të ardhmën andaj kandidatura jonë doli si nevoj e unifikimit të votës shqiptare në një adresë shqiptare  .
Ne ishim për idenë e një kandidati të përbashkët të partive politike shqiptare , qoftë ai edhe nga sektori  civië apo joqeveritar  ku kemi kontaktuar edhe  disa figura që mendonim se mund të ishin faktor unifikues por kjo ide nuk hasi në mirkuptim nga oponentët tanë   politik kështu që përfundimisht vendosëm të garojmë me kandidatin tonë shqiptar e jo të mbështesim kandidat të partive maqedonase .

A keni marrëveshje tani për formimin e pushtetit komunal me ndonjë parti apo do të jeni të përfaqësuar në këtë pushtet nëse fitoni numër të konsiderueshëm të këshilltarëve ?

Mustafa: ASH ka dëshmuar se nuk është ithtare e marrveshjeve të fshehta  e jo parimore por ne jemi të fokusuar për të fituar shumicën e votave shqiptare në Kumanove andaj vlersoj se është herët të flasim në këtë drejtim , por ju siguroj se pas përfundimit të zgjedhjeve marrveshjet eventuale që do të mund të ndodhin do të jenë parimore ku do të diskutohet vetëm për program dhe projekte konkrete , ndarje të buxhetit  dhe se qasje te ato marrveshje do të kenë gjithë qytetarët e Kumanovës sepse çdo gjë do të jetë transparente .

Si e vlerësoni fushatën që tani është drejt fundit dhe cili është mesazhi juaj për gjithë qytetarët e Kumanovës për ditën e votimit ?

Mustafa: Fushata deri tani ka qenë kryesisht e nivelit të duhur ne jemi të kënaqur nga aktiviteti i jonë në teren , gjithandej jemi të shtrirë me aktivistë dhe struktura  , qytetarët presin me padurim të na takojnë  kur vizitojmë lagjet e tyre dhe kjo flet se subjekti jonë tani më shihet si shpresa e shqiptarëve të Kumanovës .
Sa i përket fushatës së oponentëve tanë nuk është se kemi ndonjë vërejtje të madhe përpos kemi raste të kërcnimeve të nivelit të ulët e sidomos ata që janë të punsuar dhe nuk kanë vendime  por këto janë shenjë se parti të caktuara politike kanë humbur ekulibrin dhe se nuk mund të përballen me faktin e humbjes që do ti pres me 15 tetor, si dhe dukuri tjetër që sillet është edhe fenomeni i blerjes së votës  ku egzistojnë zëra  se do të ketë edhe tendenca të tilla vetëm e vetëm për të shpëtuar veten nga dënimi që qytetarët kumanovarë do u japin politikanëve që i qeverisën me vite të tëra .
Mesazhi im si kryetar i shtabit komunal por edhe i ASH është që qytetarët e Kumanovës ditën e votimit ta konsiderojnë një dite feste, ditë ku me dorën e tyre do të ndryshojnë gjendjen e vështirë që bashkarisht po e jetojmë , ditë ku duhet dhe do të tregojmë kulturë europiane  dhe nivel të lartë të qytetërimit dhe ditë kur me mendjen dhe dorën tonë  do ë duhet ti themi ndal politikave të mbrapshta që kanë dominuar në qytetin e Kumanovës . (INA)