pm 10Sot në Tetovë nga shoqata ‘Nëna dhe fëmija’ e mbështetur edhe nga Eco Guerilla u organizua eventi simbolik për ndotjen e ajrit.

‘Në prag të festave të Vitit të Ri 2016, fëmijët e Tetovës, do stolisin bredhin e Vitit të Ri, në gjendje të jashtëzakonshme, siç i ka hije një qyteti më të ndotur në botë, të maskuar për shkak të prezencës së madhe të grimcave PM10.

Fëmijët do të kenë rastin me kreativitetin e tyre të ilustrojnë ndotjen e ajrit në Tetovë si pengesë e drejtëpërdrejtë për lumturinë e tyre fëmijërore dhe gjithashtu t’i drejtojnë dëshirat e tyre Babadimrit për ajër të pastër. Kjo do ishte dëshira më e madhe e çdo fëmiju tetovar për Vitin e Ri. Ju mirepresim bashkë me fëmijët para Pallatit të Kulturës, në ora 12 ku do vjen edhe Babadimri. Gezuar Vitin e Ri PM10’, kështu shprehen nga shoqata ‘Nëna dhe fëmija’. /Telegrafi/

pm1