Nxënësit sot kthehen në bankat shkollore. Vitin e ri shkollor do ta fillojnë rreth 270.000 nxënës, prej të cilëve 188.000 filloristë dhe 80.000 nxënës të shkollave të mesme.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Arsimti dhe Shkencës, janë regjistruar 21.213 nxënës të klasave të para, por ky numër nuk është përfundimtar pasi që regjistrimet në klasë të parë zgjasin edhe gjatë shtatorit.

Ndryshe, në vitin e kaluar 2015/2016 janë regjistruar 21.844 nxënës të klasave të para, ndërsa në vitin paraprak 2014/2015 ka pasur 21.463.

Pritet që sot të fillojë mësimi edhe në shkollat në vendbanimet në Shkup të cilat u vërshuan nga moti i lig më 6 gusht.

Siç njoftojnë nga MASH, komunat janë duke i sanuar dëmet në objektet shkollore, u bë dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi që të sigurohen kushte për zhvillimin e papenguar të mësimit.