Kalimi i maturës shtetërore për sesionin e qershorit do të fillojë sot, me testim në gjuhën amëtare dhe letërsi.

Përkrah provimit të djeshëm, do të ketë edhe tre provime nga matura shtetërore, ndërsa gjithsej këtë vit janë paraqitur 16.426 kandidatë.

10632 maturantë janë paraqitur për testim në gjuhën maqedonase, 5120 për gjuhë shqipe dhe 418 në gjuhë turke.

Testimi në lëndën e matematikës do të mbahet më 12 qershor, ndërsa janë paraqitur 2.070 kandidatë.

Rezultatet e para të provimeve pritet të shpallen më së voni deri 14 korrik, gjegjësisht një muaj pas provimit të fundit (14 qershor).