Gjykata Themelore Shkupi 1 sot ka caktuar seancën gjyqësore për rastin “Lagja e Trimave” e Kumanovës, ku të akuzuar janë 37 veta me akuzën për terrorizëm, të cilët janë të përfshirë në përleshjen e armatosur të 9 majit në këtë lagje shqiptare të Kumanovës.

Pas fjalës së fundit të Prokurorisë Publike, gjithashtu fjalën e fundit do ta kenë edhe avokatët dhe pas tyre edhe të akuzuarit. Në fjalën e fundit në njërën nga seancat e kaluara, prokuroria kërkoi nga gjykata që grupi të shpallet fajtor, për shkak se ka akuza të forta ndaj tyre për kryerjen e veprave të rënda penale, ndërsa për vendimet e dënimeve iu la të vendos gjykata.

Në ngarjen e 9 dhe 10 majit në Kumanovë humbën jetën 8 policë dhe rreth 40 të plagosur, ndërsa nga grupi i armatosur i përbërë nga ish-pjesëtarë të UÇK-së u vranë 10 veta.