VMRO-DPMNE-ja sot kërkoi përgjegjësi nga ministri i Shëndetësisë Arben Taravari. për, siç theksojnë, situatën katastrofike në të cilën e ka futur shëndetësinë.

“Mospasja e kapacitetit, ideja dhe kuadrit profesional do të sjellë deri në shkatërrimin e plotë të sistemit shëndetësor nga ana e LSDM-së dhe Qeverisë së tyre”, tha sot në deklaratën para Ministrisë së Shëndetësisë Dafina Stojanoska.

Sipas saj, Qeveria e re ka arritur ta shkatërrojë shëndetësinë në të cilën në 10 vitet e fundit, siç theksoi, VMRO-DPMNE-ja ka investuar, ka rinovuar, ndërtuar, ndërsa mjekët ishin dërguar në specializim në institucionet më me renome nëpër të gjithë botën.