Përfaqësues të Qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad, do të takojnë sot të dërguarit e opozitës për rrethin e shtatë të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara, shkruan REL.

Takimi në Gjenevë vjen një ditë pasi armëpushimi i ndërmjetësuar nga SHBA-ja, Rusia dhe Jordania, ka hyrë në fuqi në jug të Sirisë.

Kjo marrëveshje është aarritur jashtë kornizës së Gjenevës.

Një zëdhënës i OKB-së e mirëpriti armëpushimin dhe tha se ai krijon një “atmosferë të përshtatshme” për bisedimet e Gjenevës.

Rrethi i gjashtë i këtyre bisedimeve ka përfunduar në muajin maj, pa ndonjë përparim të prekshëm.

Yehaya al-Aridia, zëdhënës i opozitës siriane, tha se ka “pritije modeste” edhe nga bisedimet e sotme.

Opozita vazhdon të këmbëngulë se Assadi duhet të largohet nga pushteti, ndërsa Qeveria siriane thotë se roli i Assadit nuk duhet të vihet në diskutim.

Lufta civile në Siri ka shpërthyer qysh në mars të vitit 2011. Mbi 320,000 njerëz janë vrarë, ndërsa miliona janë zhvendosur.