Dje pasdite ka ndërruar jetë G. A, 22-vjeçari nga fshati Sllupçan, i cili prej disa muajsh ishte me punë sezonale në Vjenë të Austrisë.

Gëzimi, siç raportojnë mediat austriake, ishte futur për tu freskuar në lumin e Danubit, saktësht në urën e njohur të Vjenës – “Georg Danzer”.

Janë dashur ekipe të mëdha shpëtimi dhe dhjetëra polumbarë për ta locuar trupin e 22-vjeçarit nga Sllupçani i Likovës, ndërsa po vijojnë hetimet e autoriteteve austriake për të përcaktuar arsyen e vërtetë të mbytjes së Gëzimit./Koha/