Gazeta “Heute” ka publikuar një video në të cilin shfaqet i njëjti baner si në stadiumin e Beogradit, në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.

“Një tifoz futi në mënyrë të paligjshme në ndeshjen miqësore mes Austrisë dhe Shqipërisë flamurin e ‘Autochthonous’. I njëjti flamur që shkaktoi trazirat në stadiumin e Beogradit”,-shkruan gazeta austriake.

Tifozi thuhet se shmangu kontrollet e rrepta të policisë në stadiumin dhe valviti flamurin që mbante në duar para dhe gjatë ndeshjes.

heutehttp://www.heute.at/sport/fussball/international/em2016/Albanien-Fans-enthuellen-Skandal-Fahne-auch-in-Wien;art62494,1270710