Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale (DMDHP) sot do ta shënojë 28 Janarin – Ditën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Do të prezantohen rezultatet e punës së DMDHP-së në vitin e kaluar, si dhe aktivitetet e deritanishme në suaza të IPA projektit “Përkrahje për qasje deri te e drejta e mbrojtjes së të dhënave personale”, elementet kyçe  të Projekt-strategjisë së re (2017-2020) për zbatimin e të drejtës së mbrojtjes të të dhënave personale, e cila është në fazë finale. Gjithashtu, do të prezantohet edhe mbindërtimi i ueb faqes së DMDHP-së.

Me këtë dokument është parashikuar ridisenjimi i ligjdhënies së Maqedonisë në kontekst të Rregullores së BE-së nga 25 maji i vitit 2016 në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin për mbrojtje të personave në pikëpamje të përpunimit të të dhënave personale dhe rrjedhjes së lirë të atyre të dhënave, që duhet të zbatohet nga 25 maji i vitit 2018.

Në qëllimet strategjike dhe konkrete në projekt-strategjinë, mes tjerash është parashikuar një pjesë e cila ka të bëjë me Republikën e Maqedonisë, për të cilën edhe pse nuk është anëtare e Unionit, me rëndësi të veçantë është harmonizimi i ligjdhënies, në punë me klientët, në procedurat dhe të punësuarit në DMDHP, të cilës i duhet përforcim kadrovik.

Në ngjarjen e sotme janë paralajmëruar fjalime të drejtorit të DMDHP-së, Goran Trajkovski dhe avokatit të popullit, Ixhet Memeti.

Komiteti i ministrave pranë Këshillit të Evropës më 26 prill të vitit 2006 vendosi çdo vit 28 janari të festohet si Ditë e mbrojtjes së të dhënave personale. Në këtë ditë është hapur për nënshkrim Konventa 108 për mbrojtjen e personave gjatë përpunimit automatik të të dhënave personale të KE-së dhe më sumë se 30 vite është themel për mbrojtjen e të dhënave personale  në Evropë dhe më gjërë. Dita e mbrojtjes së të dhënave personale sot festohet globalisht edhe jashtë Evropës dhe është e njohur si Dita e privatësisë.