Ashtu siç u paralajmërua mbrëmë nga Telegrafi Maqedoni se dje është mbajtur mbledhje e Këshillit të përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ku do të vendoset për koalicionin e mundshëm me OBRM-PDUKM-në, nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi mbrëmë në intervistë për Tellma deklaroi se, nuk bëhet fjalë për bisedime klasike me OBRM-PDUKM, edhe pse afati për formimin e qeverisë kalon shumë shpejtë.

Ajo tha se BDI-së i duhet ende kohë, sepse tani po merret me politikat e brendshme të partisë, të cilat janë prioritet.

“Pas mbledhjes së Kryesisë së BDI-së, kryetari ynë është takuar me udhëheqësit e të dyja partive, edhe OBRM-PDUKM-së edhe LSDM-së, ku i kanë thënë qëndrimet tona për të cilat nuk do të bisedojmë, dhe kjo është çështja e gjuhës shqipe dhe vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale Publike. Ka komunikime në lidhje me sqarimin e këtyre çështjeve, por jo negociata klasike”, tha Arifi.

Arifi poashtu e dënon fenomenin e ashtuquajtur ‘çsorosoidizmin’ të cilën e njoftoi dhe e filloi Nikolla Gruevski, dhe porositi se BDI nuk ka asgjë kundër Fondacionit Soros. /Telegrafi/